Vrojtim mbi proçeset demokratike brenda partive kryesore shqiptare | CDI
Home » Vrojtim mbi proçeset demokratike brenda partive kryesore shqiptare

Kohëzgjatja e projektit: Mars – Shtator 2014

Partner: Fondacioni Friedrich Ebert, AIIS, IDM, ACFR, Media lnstitute

Zhvillimi i proçeseve demokratike në një shoqëri është i lidhur ngushtë me funksionimin e demokracisë së brendshme në partitë politike. Qëllimi i kësaj nisme është vrojtimi dhe vlerësimi i proçeseve demokratike brenda tre partive kryesore shqiptare.

CDI ka identifikuar dhe përzgjedhur indikatorët përkatës që tregojnë shkallën e demokracisë brenda partive siç janë psh: zgjedhjet e rregullta, njohja dhe zbatimi i Statutit të partisë, pjesëmarrja e anëtarësisë në vendimmarrje, transparenca, financimi, përfaqësimi i grupeve të ndryshme, etj. Bazuar në këta indikatorë është përgatitur një pyetësor që do të shërbejë si bazë për zhvillimin e 300 intervistave me anëtarët e partive kryesore në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Të intervistuarit janë ndarë sipas peshës specifike të çdo partie në qarkun respektiv, dhe vijnë 70% nga baza dhe 30% nga strukturat drejtuese.

Rezultatet e këtyre intervistave do të analizohen, do t’u prezantohen partnerëve dhe studimi final do të bëhet publik.