Workshop “Rruga e Migrantëve në Evropë: Shqipëria në Korridorin Ballkanik të Migrimit” | CDI
Home » Workshop “Rruga e Migrantëve në Evropë: Shqipëria në Korridorin Ballkanik të Migrimit”

IMG_1109

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim me ​mbështetjen​ e Fondacionit​ Hanns-Seidel organizoi të premten, dt. 10 Qershor 2016, Workshop-in “Rruga e Migrantëve në Evropë: Shqipëria në Korridorin Ballkanik të Migrimit”.

Workshop-i kishte në fokus të tij situatën e flukseve migratore në Evropë dhe impaktin e tyre në Shqipëri, si dhe faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që kushtëzojnë hyrjen e migrantëve në vendin tonë.

​​Specialistët​ e​ fushës vlerësuan rolin e Shqipërisë në Korridorin Ballkanik të Migrimit dhe dhanë vlerësimet e tyre nëse mund të shndërrohet vendi ynë në destinacion të rradhës për migrantët apo thjesht do të shërbejë si vend tranzit i përkohshëm; nënvizuan faktorët kyç që kanë provokuar vërshimin e flukseve migratore drejt vendeve të BE-së dhe pasqyruan pozitën gjeografike të Ballkanit; diskutuan çështjet e kontrollit dhe menaxhimit të pikave kufitare shqiptare dhe situatën e trafikimit të qenieve njerëzore përmes Adriatikut; pohuan rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut për të huajt në institucionet përkatëse shqiptare; shpalosën panoramën mbi problematikat dhe procedurat e pranimit të azilkërkuesve në Shqipëri, si dhe theksuan bashkëpunimin institucional të qeverisë shqiptare me partnerët e BE-së.

Ky workshop mblodhi bashkë ekspertë të autoriteteve dhe organizatave ​ kombëtare (Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme që mbulojnë migrimin dhe azilin), Komitetit Shqiptar të Helsinkit,​ gazetës prestigjioze gjermane “Süddeutsche Zeitung”, Ambasadës Gjermane në Tiranë dhe organizatave të tjera ​që kanë në fokus të punës së tyre aspektet e lidhura me ​Migracionin. Secili nga sesionet e workshop-it u pasua nga një hapësirë pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë me folësit dhe ekspertët përkatës.

Analiza e faktorëve të migrimit dhe pozita e Shqipërisë do të publikohet së shpejti në faqen e internetit të CDI-së: www.cdinstitute.eu dhe portalit të tij të politikave publike:​
www.shtetiweb.org