Workshop “Tranzicioni energjetik dhe sfidat për një treg të lirë dhe të integruar të energjisë elektrike: rasti i Shqipërisë”. | CDI
Home » Workshop “Tranzicioni energjetik dhe sfidat për një treg të lirë dhe të integruar të energjisë elektrike: rasti i Shqipërisë”.

9 Prill 2019

Workshop “Tranzicioni energjetik dhe sfidat për një treg të lirë dhe të integruar të energjisë elektrike: rasti i Shqipërisë”.

Më 9 prill 2019, u zhvillua Workshop-i me temë: “Tranzicioni energjetik dhe sfidat për një treg të lirë dhe të integruar të energjisë elektrike: rasti i Shqipërisë” organizuar nga Ambasada e Italisë në Shqipëri, Italian Trade Agency ITA, Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri CCIA dhe Confindustria Albania, në bashkëpunim me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Gjatë eventit u prezantuan temat kryesore dhe rezultatet e riaktivizimit të Tryezës së Energjisë në Ambasadën Italiane, si dhe u inkurajua një dialog konstruktiv ndërmjet institucioneve italiane, shqiptare dhe ndërkombëtare, autoriteteve dhe aktorëve privatë, duke marrë parasysh sfidat dhe mundësitë e ardhshme të Shqipërisë mbi çështjet e ndërlidhjes energjetike rajonale dhe liberalizimin e tregut kombëtar të energjisë elektrike. Eventi u zhvillua ne kuadrin tranzicionit energjetik, në përputhje me prioritetet sektoriale të Bashkimit Evropian dhe me konkluzionet kryesore të Samitit të Triestes në korrik të 2017, pjesë e Procesit te Berlinit.

Në aktivitet morrën pjesë Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja, përfaqësues të shumtë të institucioneve dhe kompanive më të rëndësishme Italiane dhe shqiptare si dhe organizata të rëndësishme evropiane, përfshirë: ARERA, GME dhe TERNA nga Italia, ERE, OSHEE, OST, AEE nga Shqipëria, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë së Vjenës, BERZH, AREA, CCIA, Confindustria Albania dhe FIAA.

“Fuqizimi i ndërlidhjes energjitike rajonale, integrimi progresiv me tregun energjitik evropian si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë, falë realizimit të gazsjellësit TAP, në ndërlidhjet energjitike globale, përbëjnë njëkohësisht mundësi të mëdha si dhe sfida gjithnjë në rritje per vendin. Shqipëria mund t’i kapërcejë këto sfidadhe të korrë sukses vetëm me përfshirjen e plotë të të gjithë aktorëve të interesuar, përmes hapave që udhëhiqen nga respektimi i parimeve themelore sikurse gjithpërfshirja, transparenca dhe respektimi i dispozitave ligjore” u shpreh Ambasadori Cutillo gjatë punimeve të workshop-it.

Teksa parashtroi perspektivat dhe kërkesat e sipërmarrjes italiane në Shqipëri, Giordano Gorini, Zëvendës Kryetar i DHTISH dhe i Confindustria Albania i ngarkuar për sektorin energjitik, shtoi se: “investimet në sektorin energjitik në Shqipëri, kryesisht në atë të energjisë së rinovueshme, janë konkretisht të realizueshme me kusht që të integrohen normat dhe tarifat në përputhje me standartet europiane në kuadër të një tregu rajonal të zgjeruar. Kjo do të krijonte kushtet për investime të reja e që do t’i përgjigjeshin nevojave të zhvillimit të vendit”.

Punimet e takimit u mbyllën nga Drejtoresha e Agjencisë ICE Tiranë, Elisa Scelsa, e cila theksoi se: “organizimi i përbashkët i këtyre nismave është pjesë e punëssë Misionit të Sistemit sipërmarrës qe ngashkurti 2018, ku ndër sektorët parësorë është pikërisht ai energjitik. Sektori energjitik është kyç për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.Për të thithur investime të reja të huaja, vendi duhet detyrimisht të realizojë reformat strukturore të ndërmarra tashmë si në kuadër të politikës së saj energjitike ashtu dhe përsa i përket permiresimit te klime se biznesisne vend”.