Zhvillimi Rajonal | CDI
Home » Zhvillimi Rajonal

Iniciativa
Publikime
Të reja
Na kontaktoni
Insitituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Tel/Fax: +355 4 2203054
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Kompleksi "Green Park", Kulla 1,
Shk. 1/28,
Tiranë, Shqipëri
Email: info@cdinstitute.eu
Na ndiqni në:

Facebook

Twitter

Që prej themelimit të saj, CDI është angazhuar në aktivitete që synojnë të kuptojnë më mirë kontekstin që mbështet dhe fuqizon zhvillimi rajonali dhe ul pabarazinë socio-ekonomike midis zonave të ndryshme. Në këtë fushë, ne jemi fokusuar në sektorët e punësimit dhe aktivitetet ekonomike që gjenerojnë mirëqënie në bashkitë e vendit. CDI ka qenë shumë aktive në procesin e adoptimit të Reformës Administrative dhe Territoriale të vitit 2015, si dhe në promovimin dhe zbatimin e koncepteve të reja të “zonës funksionale” dhe “metabolizmit” përsa i përket strategjisë së zhvillimit social-ekonomik të bashkive të reja. Në nivelin rajonal të Ballkanit Perëndimor, ne përqëndrohemi në rolin që kanë investimet në infrastrukturën ndër-lidhëse në zhvillimin vendor dhe rritjen ekonomike të rajoneve të ndërlidhura. CDI ndjek dhe monitoron në mënyrë aktive ndikimin e projekteve ndërlidhëse të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Iniciativa
Qeverisja e Mirë Ekonomike për Përmirësimin e Klimës Investuese në Shqipëri/ ProInvest

Në kuadër të projektit “Qeverisja e Mirë Ekonomike për Përmirësimin e Klimës Investuese në Shqipëri/ProInvest”, CDI do të: Identifikojë dhe profilizojë Programet Mbështetëse të Investimeve Direkte të Huaja (IDH) në Shqipëri.Lexo më shumë
Analizë e forcës punëtore të shoqërive të ujësjellësve nga pikëpamja e reformës administrativo-territoriale

Projekti synon të vlerësojë kapitalin njerëzor në sektorin e ujërave dhe të ofrojë një analizë se si do të paraqitet forca punëtore pas konsolidimit në bashkitë e reja. Lexo më shumë
Përkrahja e zhvillimit të harmonizuar lokal në Bashkinë e Re të Durrësit, përmes promovimit të zonave të brendshme rurale

1. Promovimi i profilit turistik të zonave rurale të Bashkisë së Re të Durrësit;
2. Rritja e mbështetjes ekonomike për popullatën nëpërmjet gjenerimit të të ardhurave nga aktivitetet lokale; Lexo më shumë
Përgatitja e Programit të Zonës Funksionale (FAP) së Bashkisë së Re Durrës

Përgatitja e Analizës Sociale-Ekonomike e Bashkisë së Re të Durrësit (Programi i Zonës Funksionale), që do të shërbejë si një plan zhvillimi rajonal për rajonin e ri të Durrësit, pas zbatimit të Reformës Administrative Territoriale (RAT) në Shqipëri.Lexo më shumë
Promovimi i Lidhjes me Internet Broadband në Bjeshkët e Nëmuna

Kjo iniciativë do të promovojë dhe përmirësojë kuptimin e kontributit të broadband në zhvillimin social dhe ekonomik të zonës në sektorët më të përshtatshëm, nëpërmjet një analize kost-benefiti. Lexo më shumë
Përgatitja e një koncepti Edukativ mbi Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ruajtjen e Biodiversitetit për Parkun Kombëtar të Prespës në Shqipëri

Projekti synon të krijojë një koncept mbi edukimin mjedisor në Parkun Kombëtar të Prespës bazuar në biodiversitetin dhe pasuritë kulturore dhe mjedisore të parkut. Lexo më shumë
Transparenca e administrimit lokal dhe forumeve të komuniteteve civile dhe të biznesit në Rajonin e Korçës

Projekti synon përfshirjrn e komunitetit në procesin e vendimmarrjes Lexo më shumë
Statuti dhe struktura e qeverisjes lokale

Qëllimi i projektit është të prezantojë Manualin dhe Statutin e njësive të qeverisjes vendore, bazuar në përvojën më të mirë të qeverisjes vendore Europiane, duke u fokusuar veçanërisht në konceptet e administratës dhe procedurave të reja në përputhje me ligjin nr. 8652 dhe Karta Evropiane e Autonomisë Vendore. Lexo më shumë
Sfidat e investimeve ne Shqiperi 1991-2000

Organizimi i një Forumi të përmasave kombëtare me pjesëmarrjen e specialisteve më të mirë në sektorët strategjikë të ekonomisë Shqiptare.Lexo më shumë
Për metoda dhe politika më efektive për rritjen e kapaciteteve konkurruese të produkteve agrare-ushqimore shqiptare në tregun vendas dhe të huaj.
Mbështetje për planifikimin e zhvillimit rajonal në qarqet Fier, Berat, Korçë dhe Lezhë

Krijimi dhe fuqizimi i kapaciteteve të autoriteteve lokale të përfshira në planifikimin e zhvillimit rajonal në nivelin e Qarkut.Lexo më shumë